Trajnohen strukturat vendore për migracionin dhe diasporën - Ministria e Brendshme
Postuar më: 25/06/2024

Trajnohen strukturat vendore për migracionin dhe diasporën

Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit për Migracionin dhe Azilin, në Ministrinë e Brendshme, në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024 – 2030, me mbështetjen e GIZ, programi MEG, e në bashkëpunim me Prefektët e qarqeve ka zhvilluar me sukses trajnimin e strukturave vendore për migracionin dhe diasporën.

Rritja e kapaciteteve për qeverisjen, migracionin në nivel vendor dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal e qendror është një prioritet i mirë-përcaktuar në Planin e Veprimit për Migracionin 2024 – 2027.

Përmes tij synohet që në fund të zbatimit të Planit të mundësohen 61 struktura vendore të mirë-organizuara e në shërbim të migrantëve dhe emigrantëve të rikthyer.