Takimi i 20-të i Bordit Drejtues të Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF), 25-26 qershor në Gjenevë, Zvicër - Ministria e Brendshme
Postuar më: 27/06/2024

Takimi i 20-të i Bordit Drejtues të Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF), 25-26 qershor në Gjenevë, Zvicër

Shqipëria mori pjesë në takimin e 20-të të Bordit Drejtues të Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF- Global Community Engagement and Resilience Fund), të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës, i cili përkoi me 10-vjetorin e nisjes së punës së tij.

Prej vitit 2022, vendi ynë është pjesë e bordit të GCERF, i cili mbështetet nga 19 qeveri si SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Britani e Madhe, BE, Francë, Gjermani, Holandë, Katar etj., organizata ndërkombëtare, fondacione, korporata dhe individë, përfaqësuar prej shkurtit 2024 nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Takimi mblodhi së bashku përfaqësues të nivelit të lartë politikëbërës, zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët mbajtën diskutime dhe morën vendime produktive përgjatë dy ditëve të zhvillimit të kësaj mbledhje, të cilat u përqendruan në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe promovimin e paqes, e cila do të kontribuonte në boshatisjen e kampeve në Veri-Lindje të Sirisë, duke siguruar uljen e rrezikut ndaj terrorizmit.

Në fjalën e mbajtur në emër të Ministrit të Brendshëm, Koordinatori Kombëtar për Ekstremizmin e Dhunshëm, Lejdi Dervishi prezantoi një analizë të detajuar mbi sfidat dhe praktikat më të mira për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të kthyer nga zonat e konfliktit. Ajo  falënderoi në emër të Ministrit të Brendshëm dhe institucioneve shqiptare, Kryetarin e Bordit Drejtues të GCERF, Stefano Manservisi për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi vështirësitë me të cilat përballen institucionet shqiptare dhe sukseset që janë arritur me mbështetjen e GCERF në këto vite, duke e kthyer Shqipërinë një model suksesi në riintegrimin e shtetasve të kthyer nga zonat e konfliktit.

Në takimin e ditës së dytë më datë 26 qershor 2024 morën pjesë personalitete të nivelit të lartë me temë “Zbrazja e kampeve në Sirinë Verilindore: Zvogëlimi i Kërcënimit të Terrorizmit”, të zhvilluar nga Qendra GCERF në Gjenevë pranë selisë së Geneva Centre for Security Policy.

Gjatë fjalës së tij, Dr. Khalid Koser, Drejtor Ekzekutiv i GCERF vlerësoi përvojat pozitive të Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës foli për përvojat dhe sfidat e hasura në riintegrimin e grave dhe fëmijëve të riatdhesuar. Në vijim, Wagner shprehu mbështetjen e qëndrueshme të institucioneve të BE-së shteteve pjesëmarrëse si dhe në praninë e Ambasadores së Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së në Gjenevë, Vasilika Hysi, u vlerësua si model pozitiv angazhimi i shoqërisë civile në Shqipëri në çështjet e PKEDH-së.

Znj. Dervishi, gjatë fjalës së saj kërkoi qëndrueshmëri për realizimin e programeve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe proceset e rehabilitim, riintegrimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit për vitin 2025, bazuar në Strategjinë e Investimeve të GCERF për Shqipërinë 2024- 2027 qenë se shumë nga programet e mbështetura nga ky fond mbyllen në fund të vitit 2024.

Mbledhja e 20-të e Bordit Drejtues të GCERF u mbyll duke miratuar 20 vendime, ku vlen të theksohet kërkesa që Bordi i kërkon Sekretariatit të vazhdojë me dhënien e granteve të  mëtejshme për vendet tashme përfituese të GCERF, si dhe për vende të reja ku pritet të bashkëpunohet në fushën e P/KEDH-ve

Takimi u mbyll nga Drejtori i Qendrës së Gjenevës për Politikat e Sigurisë (Geneva Centre for Security Policy), Ambasadori Thomas Greminger. Pjesëmarrja e QKEDH në takimin e 20- të Bordit te GCERF nënvizon angazhimin e saj për adresimin e sfidave të ekstremizmit të dhunshëm dhe kontributin në përpjekjet globale në rehabilitim dhe riintegrim.

ENGLISH – The 20th Meeting of the Governing Board of the Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF), June 25-26 in Geneva, Switzerland

Albania participated in the 20th meeting of the Governing Board of the Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF), held in Geneva, Switzerland, which coincided with the 10th anniversary of its inception.

Since 2022, our country has been part of the GCERF board, which is supported by 19 governments including the USA, Canada, Australia, New Zealand, the UK, the EU, France, Germany, the Netherlands, Qatar, etc., international organizations, foundations, corporations, and individuals, since February 2024 represented by the Minister of Interior, Mr. Taulant Balla.

The meeting brought together high-level policymakers, government officials, and civil society representatives, who engaged in discussions and made productive decisions over the two-day session. The focus was on preventing violent extremism and promoting peace, contributing to the emptying of camps in Northeast Syria and reducing the risk of terrorism.

In the speech delivered on behalf of the Minister of Interior, the National Coordinator for Violent Extremism, Ms. Lejdi Dervishi, presented a detailed analysis of the challenges and best practices for the rehabilitation and reintegration of returnees from conflict zones.

She thanked, on behalf of the Minister of Interior and Albanian institutions, the Chairman of the GCERF Governing Board, Mr. Stefano Manservisi, for the support so far and highlighted the difficulties faced by Albanian institutions and the successes achieved with the support of GCERF over the years, making Albania a model of success in reintegrating returnees from conflict zones.

The second day’s meeting on June 26, 2024, featured high-level personalities discussing the theme “Emptying the Camps in Northeast Syria: Reducing the Threat of Terrorism,” organized by the GCERF Center in Geneva at the Geneva Centre for Security Policy headquarters.

During his speech, Dr. Khalid Koser, Executive Director of GCERF, praised the positive experiences of Albania and Kosovo, while Mr. Xhelal Sveçla, Minister of Internal Affairs of Kosovo, spoke about the experiences and challenges encountered in the reintegration of repatriated women and children.

Subsequently, Mr. Wagner expressed the consistent support of EU institutions for the participating states, and in the presence of the Ambassador of the Mission of the Republic of Albania to the UN in Geneva, Ms.Vasilika Hysi, the positive model of civil society engagement in Albania on P/CVE issues was recognized.

In her speech, Ms. Dervishi called for sustainability in the implementation of programs for preventing violent extremism (PVE) and the rehabilitation and reintegration processes of returnees from conflict zones for the year 2025, based on the GCERF Investment Strategy for Albania 2024-2027, as many of the programs supported by this fund will end at the end of 2024.

The 20th meeting of the GCERF Governing Board concluded by approving 20 decisions, notably requesting the Board to direct the Secretariat to continue granting further funding to the current beneficiary countries of GCERF and to new countries expected to collaborate in the P/CVE field.

The meeting was closed by the Director of the Geneva Centre for Security Policy, Ambassador Thomas Greminger.

The participation of the CVE Center in the 20th GCERF Board meeting underscores its commitment to addressing the challenges of violent extremism and contributing to global efforts in rehabilitation and reintegration.