Në mbështetje të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës n1 RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; Ligjit nr. 34/2019, i ndryshuar “ Për Administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të Ligjit nr. 10192, dt. 3.12.2009 i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; Ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, në përputhje me urdhrin e Kryeministrit nr. 198, dt. 20.11.2023, në përputhje me urdhrin e Minstrit të Brendshëm nr. 87, dt. 16.05.2024 “Për përcaktimin e kritereve dhe rregullave të hollësishme për hartimin e listës së administratoreve të pasurisë së sekuestruar”, si dhe në përputhje të urdhrit të brendshëm nr. 334, dt. 29.05.2024 “ Për ngritjen e komisionit “ad hoc” për përzgjedhjen e 2 administratorëve”, shpallen 2 vende vakante të punës me kontratë, Administrator i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS
Miradministrimi dhe përdorimi sa më efiçent, efektiv dhe ekonomik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë ose pasurive të sekuestruara nga organet administrative dhe që koordinon, udhëzon, mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e procedurave ligjore për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.
KOMPETENCAT DHE PËRGJEGJËSITË E ADMINISTRATORIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE TË KONFISKUARA
a) njofton menjëherë për masën e sekuestrimit për pasuritë e sekuestruara të regjistruara, në organet dhe subjektet ku mbahen këta regjistra;
b) njofton gjykatën kur konstaton pasuri të tjera, që mund të jenë objekt i masës së sekuestrimit, për ekzistencën e të cilave është vënë në dijeni gjatë administrimit;
c) merr në administrim pasuritë e sekuestruara që i caktohen për administrim;
ç) nëse është e mundur, rrit vlerën e pasurisë që ka në administrim;
d) harton të gjitha shkresat zyrtare dhe mban korrespondencën me institucionet dhe subjektet, me të cilat duhet të bashkëpunohet për marrjen në administrim, menaxhimin dhe tjetërsimin e pasurive të sekuestruara;
dh) paraqet çdo kërkesë të nevojshme për ekzekutimin e masës së sekuestrimit dhe për administrimin e sendit, pranë prokurorisë, shërbimit përmbarimor apo çdo institucioni tjetër shtetëror;
e) paraqet:
1. raport të hollësishëm, brenda 15 ditëve nga emërimi i tij, për kryeadministratorin dhe autoritetin përkatës që ka vendosur masën e sekuestrimit, për elementet thelbësore të ekzistencës dhe gjendjes së pasurisë së sekuestruar, duke njoftuar njëkohësisht prokurorin e çështjes, kur pasuria është sekuestruar me kërkesë të kësaj të fundit;
2. raport për marrjen në administrim të pasurisë, për të cilin njofton kryeadministratorin, vë në dijeni autoritetin përkatës që ka vendosur masën e sekuestrimit dhe prokurorin e çështjes;
3. informacione periodike për administrimin e pasurive të sekuestruara, të shoqëruara me dokumentet përkatëse;
4. kërkesën për informim pranë prokurorisë dhe gjykatës, 30 ditë përpara përfundimit të masës së sekuestrimit, me qëllim marrjen dijeni nga ana e prokurorit të kërkesës për konfiskim apo shtyrje të afatit të sekuestrimit;
5. raportin tekniko-financiar, brenda 90 ditëve nga marrja e njoftimit për vendimin e formës së prerë, për konfiskimin e pasurisë;
6. raportin për pasuritë e tjera, që mund të jenë objekt i masës së sekuestrimit, për ekzistencën e të cilave është vënë në dijeni gjatë administrimit, por nuk janë përcaktuar në masën e sekuestrimit, dhe ia paraqet atë autoritetit përkatës që ka vendosur masën e sekuestrimit dhe kryeadministratorit.
DETYRAT KRYESORE TË ADMINISTRATORIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE TË KONFISKUARA
Kur pasuria jepet me qira:
1. Ndjek periodikisht mbarëvajtjen e kontratës se qirasë;
2. Bën kontrolle të herëpashershme në objekt për të parë gjendjen fizike të pasurisë;
3. Eviton problemet dhe merr masa për eliminimin e tyre, në rastet kur kanë lindur jo për faj të qiramarrësit;
4. Kontrollon pagesat mujore të qirasë, pagesat e faturave të energjisë, ujit të pijshëm si dhe çdo shpenzimi që mund të lindë nga përdorimi i pasurisë;
5. Kur konstaton se qiraja nuk paguhet nga qiramarrësi në afat, propozon masat e parashikuara në kontratë, deri në zgjidhjen e saj;
6. Në kushtet e mospërputhjes së tregut me çmimin e përcaktuar dhe nëse pasuria nuk jepet me qira për një kohë të caktuar për arsye të çmimit të qirasë, i propozon Kryeadministratorit aplikimin e çmimit më të ulët;
7. Administratoret e pasurive në lidhjen e kontratave të qirasë të pasurive, kërkojnë deklaratë me shkrim nga qiramarrësit, që nuk kanë lidhje me shtetasit apo subjektet e përfshira në vendimin e gjykatës, të cilëve ju është bërë sekuestrimi apo konfiskimi i pasurisë.
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJNË APLIKANTËT PËR KËTË POZICION
Kriteret e përgjithshme:
a) të jetë shtetas shqiptar
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c)të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
dh) të mos jetë larguar nga detyra ose të mos i jetë hequr licenca, autorizimi ose leja për ushtrimin e një profesioni për shkaqe disiplinore.
Kriteret specifike:
Kandidatët e përzgjedhur duhet të kenë diplomë:
1. Në Shkenca Juridike;
2. Në Shkenca Ekonomike (profili financë);
DOKUMENTACIONI, MËNYRA, AFATI I DORËZIMIT TË APLIKIMEVE DHE ZHVILLIMI I INTERVISTËS PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE
Aplikantët brenda një jave kalendarike nga data e shpalljes, duhet të dorëzojnë dokumentet:
Dokumentacioni i aplikantit duhet të dorëzohet në protokollin e AAPSK, brenda datë 30 tetor 2024.
AAPSK brenda datës 6 nëntor 2024, bën verifikimin paraprak të dosjeve të aplikantëve nëse plotësojnë kriteret specifike, të përcaktuara në këtë urdhër. Në përfundim të këtij afati, AAPSK shpall në ambientet e tij dhe në faqet zyrtare, listën e kandidatëve që plotësojnë këto kritere për t’iu nënshtruar konkursit, duke i renditur ata sipas rendit alfabetik.
Kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret specifike, njoftohen nga Komisioni i “Ad-Hoc” dhe kanë të drejtë të paraqiten pranë kësaj Agjencie, për t’u njohur me arsyet e moskualifikimit. Ata mund të ankohen në AAPSK brenda 5 ditëve nga shpallja e listës, sipas pikës 6 të këtij urdhri. AAPSK kthen përgjigje të arsyetuar brenda 2 ditëve pune.
Me përfundimin e shqyrtimit te ankesave, AAPSK shpall listën e kandidatëve që do i nënshtrohen procedurës së konkurrimit.
Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet konkurrimi janë bazuar në:
Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hoc” do të kryhet brenda datës 13 nëntor 2024, në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Lista e kandidatëve fitues të renditur me mbi 70 pikë shpallet në faqen zyrtare dhe në ambientet e AAPSK.
Kandidatët që nuk janë shpallur fitues kanë të drejtë të ankohen me shkrim pranë AAPSK, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultatit.