Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në RSH”, të ndryshuar; të nenit 19, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; të Rregullores së Brendshme, të miratuar me urdhrin nr. 42, datë 05.04.2023, të Ministrit të Brendshëm, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Brendshme”; të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nr. 6839, datë 14.06.2023, “Për miratimin e udhëzuesit për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave për shpalljen e pozicioneve me kod pune në Aparatin e Ministrisë së Brendshme”, Ministria e Brendshme shpall 1 vend vakant Punëtor Mirëmbajtjeje në Sektorin e Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Brendshme.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion
Kritere të përgjithshme:
Kritere të posaçme:
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Mosdorëzimi i dokumenteve të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mësipër, duhet të bëhet brenda datës 12.08.2024, në Ministrinë e Brendshme, në adresën: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001 Tiranë.
Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hoc” do të kryhet brenda datës 23.08.2024, në Ministrinë e Brendshme.
Kandidati i kualifikuar për fazën e mëtejshme, atë të intervistës, është z. Skënder Nezha.
Intervista do të zhvillohet ditën e enjte, datë 22.08.2024, ora 10:00, në ambientet e Ministrië së Brendshme.