Shpallet 1 vend vakant, Arkivist/Protokollist në Sektorin e Arkiv-Protokollit në Ministrinë e Brendshme - Ministria e Brendshme
Postuar më: 07/10/2024

Shpallet 1 vend vakant, Arkivist/Protokollist në Sektorin e Arkiv-Protokollit në Ministrinë e Brendshme

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 19, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; të Rregullores së Brendshme, të miratuar me urdhrin nr. 42, datë 05.04.2023, të Ministrit të Brendshëm, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Brendshme”, të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nr. 6839, datë 14.06.2023,“Për miratimin e udhëzuesit për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave për shpalljen e pozicioneve me kod pune në Aparatin e Ministrisë së Brendshme”, Ministria e Brendshme shpall 1 vend vakant: Arkivist/Protokollist në Sektorin e Arkiv-Protokollit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:

  • Regjistron korrespondencën dhe çdo dokumentacion tjetër zyrtar të institucionit;
  • Përgatit mjete informacioni për përdorim efikas të dokumenteve;
  • Kërkon, nxjerr dhe vë në dispozicion dokumentet sipas kërkesave të ndryshme të depozituara pranë Sektorit;
  • Bën qarkullimin e korrespodencës të dokumentacionit brenda institucionit, sipas delegimeve nga eprorët;
  • Çel dosjet sipas pasqyrës emërtuese në fillim të vitit dhe mbyllja e tyre në fund të vitit kalendarik;
  • Përpunon nga pikëpamja tekniko-shkencore dokumentacionin arkivor, sipas listës së dokumentacionit me afatet e ruajtjes.

 

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:

Kritere të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë integritet të lartë profesional e moral;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;
  • Të mos jetë përjashtuar/shkarkuar nga administrata publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punuarit në grup;
  • Të ketë njohuri të programeve bazë të kompjuterit.

 

Kritere të posaçme:

Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Të ketë diplomë të nivelit bachelor në shkenca shoqërore.

Përvoja: Nuk kërkohet përvojë. Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë profil/profesion, përbën avantazh.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:

  • Njohuri të përgjithshme të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, për të drejtat dhe detyrimet e Punëdhënësit e Punëmarrësit;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve. Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:

  • Kërkesë për punësim;
  • Jetëshkrim;
  • Fotokopje të diplomës;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim/Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Mosdorëzimi i dokumenteve të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e s’kualifikojnë automatikisht aplikantin.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 17.10.2024, në Ministrinë e Brendshme, në adresën: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001 Tiranë.

Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hoc” do të kryhet brenda datës 31.10.2024, në Ministrinë e Brendshme.