Seminar i Komisionit Europian në Tiranë/Parandalimi dhe kundërshtimi i Esktremizmit të Dhunshëm - Ministria e Brendshme
Postuar më: 18/04/2024

Seminar i Komisionit Europian në Tiranë/Parandalimi dhe kundërshtimi i Esktremizmit të Dhunshëm

Tiranë – Komisioni Europian (European Commission) ka mbështetur një seminar rajonal trajnimi për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/KEDH) në Tiranë nga data 16 deri më 18 prill 2024, organizuar nga RUSI Europe.

Seminari mblodhi përfaqësues të delegacioneve të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, diplomatë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, koordinatorët kombëtarë CT dhe PCVE  dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni. Objektivat e tij ishin të rritë të kuptuarit e koncepteve, terminologjisë dhe politikave P/KEDH, si dhe të ofrojë metoda, mjete dhe qasje për hartimin dhe zbatimin e programeve P/KEDH. Ky seminar u mundësoi pjesëmarrësve të njohin shenjat paralajmëruese të radikalizimit dhe ekstremizmit dhunshëm, të forcojnë programet dhe politikat e tyre për të adresuar komunitetet e cënueshme dhe për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm që në gjenezë.

Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njëkohësisht edhe Koordinator Kombëtar, znj. Lejdi Dervishi paraqiti një tablo të zgjeruar të historisë dhe faktorëve të ekstremizmit të dhunshëm që kërcënojnë rajonin, duke vënë theksin te realiteti shqiptar dhe qasja e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm për të trajtuar këtë fenomen.

Fokusi i diskutimeve u përqendrua në paraqitjen e praktikës së ndjekur nga shteti shqiptar në lidhje me riintegrimin e ish-luftëtarëve të huaj të kthyer nga zonat e konfliktit dhe familjarëve të tyre, si dhe personave të tjerë të radikalizuar apo në rrezik radikalizmi, si një nga praktikat më të mira në rajon. Përgjatë seminarit treditor, pjesëmarrësit trajtuan sfidat, sukseset dhe strategjitë kombëtare të P/KEDH në Ballkanin Perëndimor, me ushtrime praktike dhe leksione të udhëhequra nga studiues të fushës P/KEDH.

EU WORKSHOP IN TIRANA/ PREVENTING AND COUNTERING VIOLENT EXTREMISM (P/CVE)

The European Commission (EU) organized a regional training workshop on preventing and countering violent extremism (P/CVE) in Tirana from 16 to 18 April, implemented by Rusi Europe.

The workshop gathered representatives of EU Delegations in the Western Balkans, EU Member States’ diplomats, national CT and P/CVE coordinators and civil society representatives from the region.

Its objectives were to increase the understanding of P/CVE concepts, terminology and policy, as well as to provide methods, tools and approaches to design and implement P/CVE programmes. This workshop was designed to enable participants to recognise the warning signs of radicalisation, to strengthen their programmes and policies to address vulnerable communities and to prevent and counter incipient violent extremism.

Director of the Coordination Center for Countering Violent Extremism, also the National Coordinator, Mrs. Lejdi Dervishi presented an expanded overview of the history and factors of violent extremism threats in the region, emphasizing the Albanian reality and the approach of the CVE Center to address with this phenomenon.

The Director of the Center for Countering Violent Extremism, also the National Coordinator, Ms. Lejdi Dervishi, presented an expanded overview of the history and factors of violent extremism threatening the region, emphasizing the Albanian reality and the approach of the Center for Countering Violent Extremism to address this phenomenon.

The focus of the discussions was on presenting the practice followed by the Albanian state regarding the reintegration of returned foreign fighters from conflict zones and their families, as well as other radicalized or at-risk individuals, as one of the best practices in the region.

During the three-day seminar, participants addressed P/CVE challenges, successes, and national strategies of P/CVE in the Western Balkans, with practical exercises and lectures led by field researchers.