OKB, New York – Fjala e ministrit të Brendshëm Shqiptar Taulant Balla në Samitin e Drejtuesve të Policisë së Kombeve të Bashkuara (UNCOPS) 2024:
Zonja dhe Zotërinj,
Kolegë të nderuar,
Sot mblidhemi me një angazhim të përbashkët për t’u përballuar me dy sfida kritike të kohës sonë: parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes.
Konflikti dhe dhuna, qofshin të nxitura nga faktorë politikë, social apo ekonomik, shkaktojnë vuajtje dhe pengojnë përparimin drejt një bote paqësore. Ato ndajnë shoqëritë, zhvendosin familjet dhe zbehin shpresat.
Sot më shumë se kurrë përballemi me sfida të shumta në fushën e sigurisë dhe rendit publik, krimit të organizuar, trafikimit të drogës, terrorizmit dhe krimeve kibernetike që janë kërcënime globale, pa kufij dhe kërkojnë një përgjigje të përbashkët e të koordinuar.
Të gjithë ne, në këtë Samit, e dimë që drogat sintetike janë vrasësi numër një i amerikanëve të moshës nga 18 deri në 45 vjeç.
Llojet e drogave sintetike që prekin vendet anembanë globit mund të ndryshojnë. Në disa vende mund të jetë methamphetamine ose ketamine, në vende të tjera tramadol, captagon, fentanyl.
Duke qenë përgjegjës për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë, ne duhet të ndërmarrim veprime të forta kundër prodhimit, trafikimit, përdorimit, varësisë dhe vdekjeve nga mbidozat e drogave sintetike.
Të dashur pjesëmarrës,
Policimi është një shërbim publik thelbësor, që punon në interes të publikut, duke forcuar besueshmërinë e duke u ndjerë krenarë në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer për qytetarët.
Për të fituar besimin e publikut, forcat dhe shërbimet e policisë duhet të përqafojnë standarde të larta ndershmërie, integriteti dhe sjelljeje etike, në lidhje me kryerjen e funksioneve të tyre policore.
Publiku meriton të ketë besim të plotë tek oficerët e policisë, që janë ngarkuar me zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Ekspertiza amerikane do të ndihmojë për kontrollin më efikas të internetit tek të rinjtë dhe rritjen e sigurisë kibernetike në Shqipëri.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua në Washington, me Kryetarin e Komisionit Special në Kongresin Amerikan John Moolennar. Balla zhvilloi një bisedë, që e konsideroi të frytshme, mbi sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale nga dhuna online.
“Ne i kushtojmë një vëmendje të shtuar keqpërdorimit të rrjeteve sociale për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme. Është i domosdoshëm verifikimi i moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmjët dhe adoleshentët”, nënvizoi ministri i Brendshëm pas takimit me zyrtarin amerikan.
Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Europian kanë kërkuar monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore, për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në proceset zgjedhore.
Ministri Balla u takua me Kryetarin e Komisionit Special në Kongresin Amerikan John Moolennar, me të cilin zhvilloi një bisedë të frytshme mbi sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale nga dhuna online.
“Ne i kushtojmë një vëmendje të shtuar keqpërdorimit të rrjeteve sociale për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme. Është i domosdoshëm verifikimi i moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimi të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmjët dhe adoleshentët. Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Europian kanë kërkuar monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në proceset zgjedhore”, theksoi ministri.
Kongresmeni Moolenaar është një mik i rëndësishëm i diasporës shqiptare në Michigan.