“Rehabilitimi dhe Riintegrimi me sukses i shtetasve të kthyer nga Siria Verilindore” – aktivitet i mbajtur në kuadër të Javës së Asamblesë së 79-të Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNGA79
Në kuadër të Javës së Asamblesë së 79-të Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNGA79, e cila bëri bashkë liderët botërorë për diskutime shumëpalëshe të spektrit të plotë të çështjeve ndërkombëtare, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) mori pjesë dhe kontribuoi në Aktivitetin (side event) e bashkëorganizuar me Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF), OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe dhe Qeverinë Shqiptare me temë “Rehabilitimi dhe Riintegrimi me sukses i shtetasve të kthyer nga Siria Verilindore”.
Paneli i nivelit të lartë u përshëndet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme (Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë), z. Igli Hasani, i cili theksoi se Shqipëria është e angazhuar për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke zbatuar praktikat më të mira për riatdhesimin e shtetasve dhe duke ofruar mbështeje thelbësore për rintregirm. Z. Hasani nënvizoi nevojën urgjente për një strategji gjithëpërfshirëse, që i jep përparësi mbrojtjes dhe riintegrimit të të kthyerëve, veçanërisht fëmijëve, viktima më të pafajshme të konfliktit.
Koordinatori Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm znj. Lejdi Dervishi paraqiti për të pranishmit në panel, punën e bërë nga QKEDH nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme mbi modelin shqiptar të përballjes me sfidat që paraqet rehabilitimi i shtetasve të kthyer nga zonat e konfliktit dhe zgjidhjet individuale për të riatdhesuarit e deritanishëm, gra dhe fëmijë.
Znj. Dervishi theksoi gjithashtu se në përballjen disavjeçare me këtë sfidë globale, të proceseve të Rehabilitimit & Riintegrimit, Qeveria Shqiptare ka pasur mbështetjen e vyer të partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe ka akumuluar një përvojë të gjerë, ka nxjerrë mësime dhe praktika të mira, të cilat tani mund të transferohen nga një kontekst në tjetrin për rehabilitimin dhe riintegrimin e të kthyerve nga Siria.
Të ftuarit në panel, ishin Irfan Saeed, Drejtor i Njësisë së Veprimit kundër Terrorizmit, Departamenti i Kërcënimeve Transnacionale të Sekretariatit të OSBE-së në Vjenë dhe Zv.drejtori Fejzo Numanaj, të cilët u ndalën tek rezultatet dhe puna e bërë me QKEDH si dhe mbi bashkëpunimin me GCERF, të përfaqësuar në këtë event nga Drejtori Ekzekutiv, Khalid Koser dhe drejtorja e programeve Lila Schumicky Logan.

“Effective Rehabilitation and Reintegration of People Returning from Northeast Syria” – an event held in the framework of the 79th Session of the United Nations General Assembly, UNGA79.
In the context of the 79th United Nations General Assembly (UNGA79), which brought together world leaders for multilateral discussions on a wide range of international issues, the Coordination Center for Countering Against Violent Extremism (Cve Center) participated and contributed to the side event co-organized with the Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF), the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE), and the Albanian Government on the topic “Successful Rehabilitation and Reintegration of Citizens Returned from Northeastern Syria.”
The high-level panel was welcomed by the Minister for Europe and Foreign Affairs of the Republic of Albania, Mr. Igli Hasani, who emphasized that Albania is committed to combating radicalization and violent extremism by implementing best practices for the repatriation of citizens and providing essential support for reintegration. Mr. Hasani underscored the urgent need for a comprehensive strategy that prioritizes the protection and reintegration of returnees, particularly children, who are the most innocent victims of conflict.
The National Coordinator for Preventing and Countering Violent Extremism, Ms. Lejdi Dervishi, presented to the panelists the work done by the CVE Center under the direction of the Ministry of Interior regarding the Albanian model for addressing the challenges posed by the rehabilitation of citizens returned from conflict zones and individual solutions for the repatriated individuals, including women and children.
Ms. Dervishi also highlighted that in the multi-year effort to tackle this global challenge of Rehabilitation & Reintegration processes, the Albanian Government has received valuable support from our international partners and has accumulated extensive experience, drawing lessons and best practices that can now be transferred from one context to another for the rehabilitation and reintegration of returnees from Syria.
The panelists included Mr. Irfan Saeed, Director of the Counter-Terrorism Action Unit, Transnational Threats Department of the OSCE Secretariat in Vienna, and Deputy Director Mr. Fejzo Numanaj, who discussed the results and work done with the CCAVE, as well as the collaboration with GCERF, represented at this event by Executive Director Mr. Khalid Koser and Program Director Ms. Lila Schumicky Logan.
