QKEDH, trajnim dyditor nga OSBE, përshëndet Zv. Ministri i Brendshëm Lamallari - Ministria e Brendshme
Postuar më: 13/06/2024

QKEDH, trajnim dyditor nga OSBE, përshëndet Zv. Ministri i Brendshëm Lamallari

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në trajnimin interaktiv dy ditor, të organizuar nga Departamenti i Kërcënimeve Transnacionale të OSBE- The Organization for Security and Co-operation in Europe, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, ku fokusi ishte tek edukimi mediatik dhe informativ në kontekstin e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çojnë në terrorizëm: Adresimi i sfidave në “çrregullimin informativë” dixhital.
Fjalën përshëndetëse në këtë takim e mbajtën, Zv. Ministri i Brendshëm z. Besfort Lamallari, i cili theksin e vuri te nevoja për një strategji të unifikuar komunikimi dhe masa rregullatore. Gjithashtu aktivitetin e përshëndetën Koordinatori Kombëtar/ Drejtor i QKEDH, znj. Lejdi Dervishi, z. Fejzo Numanaj, Zv. Drejtor i Njësisë së Veprimit kundër Terrorizmit, Departamenti i Kërcënimeve Transnacionale të Sekretariatit të OSBE-së në Vjenë si edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Michel Tarran.
Programi i trajnimit u projektua duke pasur parasysh një gamë të gjerë aktorësh, duke përfshirë politikëbërës, zyrtarë qeveritarë në nivele lokale, rajonale dhe kombëtare, si dhe nga sektorët e sigurisë dhe arsimit. Për më tepër, programi përfshinte organizata të shoqërisë civile që punojnë për P/CVERLT dhe të drejtat e njeriut, si dhe ekspertë nga sektori privat dhe media, për të trajtuar çështjet e ngutshme të dezinformimit, keqinformimit dhe informacionit të dëmshëm në fushën dixhitale.
Aktorët që morën pjesë në trajnim reflektuan mbi rolet e tyre aktuale në adresimin e sfidave të krijuara nga një mjedis informacioni kaotik, i paqartë si dhe promovimin e edukimit për mediat/ informacionin, veçanërisht në kontekstin e P/CVERLT.
Ky trajnim synoi të ndërtojë qëndrueshmëri kundër sfidave që vijnë nga çrregullimi i informacionit online dhe mesazhet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm online.
Shprehim mirënjohje për mbështetjen e OSBE-së për të promovuar një mjedis digjital të sigurt dhe gjithëpërfshirës, për të rritur kohezionin social dhe për të siguruar qasje të orientuara nga komuniteti dhe të përqendruara në të drejtat e njeriut në përpjekjet për P/CVERLT.

(English version)
CVE Center, participated in a two-day interactive training programme

The Coordination Center for Countering Violent Extremism (The CVE Center) participated in the two-day interactive training programme, organized by the Department of Transnational Threats of the OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe, in cooperation with the OSCE Presence in Albania, focusing on media and information literacy in the context of preventing and countering violent extremism and radicalization that lead to terrorism (P/CVERLT).

The welcoming speech at this meeting was held by the Deputy Minister of Interior, Mr. Besfort Lamallari, who emphasized the need for a unified communication strategy and regulatory measures. The activity was also greeted by the National Coordinator/Director of the CVE Center, Mrs. Lejdi Dervishi, Mr. Fejzo Numanaj, the Acting Head of the TNTD Action against Terrorism Unit, Department of Transnational Threats of the OSCE Secretariat in Vienna as well as the Chairman of the OSCE Presence in Albania, Mr. Michel Tarran.

The event brought together a diverse group of stakeholders, including policymakers and government officials at the local, regional and national levels, as well as from the security and education sectors. Additionally, the programme included civil society organizations working on P/CVERLT and human rights, as well as private sector and media experts to tackle the pressing issues of misinformation, disinformation and malign information (collectively referred to as “information disorder”) in the digital realm.

Actors who participated in the training reflected on their current roles in addressing the challenges created by a chaotic, unclear information environment as well as promoting media/information literacy, particularly in the context of P/CVERLT.

This training aimed to build resilience against the challenges to fostering a safe and inclusive digital environment, enhancing social cohesion, and ensuring community-oriented and human rights-centred approaches in P/CVERLT efforts.

We are grateful for the OSCE’s support to promote a safe and inclusive digital environment, enhance social cohesion and ensure community-oriented and human rights-focused approaches to P/CVERLT efforts.