Strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht ato të Policisë Kufitare e të Rendit, si dhe punonjësit e Qendrës Kombëtare Pritëse të Azilit, në Ministrinë e Brendshme, në angazhim të plotë, 24/7, për të dëshmuar përgjegjësi të lartë të shërbimit ndaj kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare, shtetas afgan, sot miq në nevojë.
“Deri sot janë 457 afganëve të shpërngulur nga lufta dhe mikpritur në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar”, shkruan KM Rama në rrjetet sociale.



