Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës! - Ministria e Brendshme
Postuar më: 25/09/2023

Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, së bashku me familjarë, qytetarë, liderë të shtetit, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë e ambasadorë të huaj i dhanë lamtumirën e fundit Rreshter, Afrim Bunjaku.

Populli i Kosovës dhe mbarë Shqipërisë përulet me nderim dhe respekt përpara punës dhe kujtimit të Heroit të Republikës, i cili sakrifikoi jetën e tij për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.

Efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dha jetën në krye të detyrës pas një sulmi nga persona të armatosur në Leposaviç.

Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës!