Ditën e mërkurë, 20 qershor, ora 09:00, Ministria e Brendshme do të zhvillojë një takim koordinues me Donatorët. Në tryezë do të mbajnë fjalë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, Zv.shef i Misionit në detyrë i Ambasadës Amerikane, Kathryn Hammond etj.
Takimi do të ofrojë përmbledhje të prioriteteve, duke përfshirë fushat që duhet të mbështeten në përputhje me kuadrin strategjik kombëtar. Nevojat për mbështetje do të përfshijnë si asistencë teknike për të forcuar kapacitetet institucionale dhe investimet në infrastrukturë e pajisje, por edhe diskutimet mbi reformat dhe legjislacionin e ardhshëm.
Fokusi do të jetë:
– Lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, krimit ekonomik dhe pastrimit të parave, pasurive të konfiskuara (rikuperimi dhe administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara), armët e vogla dhe të lehta;
– Rendi dhe siguria publike, Policimi në Komunitet dhe të drejtat e njeriut, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri;
– Menaxhimi i integruar i kufirit, migrimi i paligjshëm dhe azilkërkuesit jashtë vendit, mbrojtja e territorit dhe Lufta kundër Korrupsionit;
– Rendi dhe siguria publike, modernizimi i organizimit dhe funksionimit të PSH, siguria rrugore dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Vendi: Hotel Tirana International, Salla Classic