Nis vettingu në Policinë e Shtetit, Gardë e AMP, hidhet shorti për 36 emrat e parë të drejtuesve

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) zhvilloi procedurën e hedhjes së shortit të parë për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së. Për të ndjekur nga afër procesin ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i AMP-së, Ardi Veliu, përfaqësues të ICITAP, si edhe trupat vlerësuese.
Ministri Çuçi gjatë fjalës së mbajtur kërkoi që vlerësimi të kryhet në mënyrë të pandërprerë për t’u vetuar të gjithë subjektet që përcakton ligji.
“E rëndësishme është transparenca dhe shpejtësia e këtij procesi. Duhet të jeni objektivë, të shpejtë dhe transparentë. Ky vlerësim është një moment shumë i rëndësishëm për të forcuar integritetin e trupës policore”, tha ministri i Brendshëm.
Ndërsa drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, shpjegoi hapat procedurialë që zbatohen gjatë hedhjes së shortit duke i falënderuar pjesëmarrësit për kontributin e dhënë për ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.

Shorti u hodh në lidhje me ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për 36 subjekte të vlerësimit. Në finale u shortuan 36 subjektet e vlerësimit që do i nënshtrohen vettingut në të treja shtyllat e vlerësimit; pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësitë profesionale. Lista emërore si më poshtë bashkë me funksionin që ushtrojnë: