Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ftuar në emisionin “Top Story” - Ministria e Brendshme
Postuar më: 08/09/2022

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ftuar në emisionin “Top Story”

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel me gazetarin Sokol Balla dhe analistët Skënder Minxhozi dhe Edvin Kulluri.

Ndërtimet pa leje

Ministri Çuçi: Vendimi për konfiskimin e kateve pa leje prej 2020, tashmë po ngremë strukturën për zbatimin e ligjit. Ndërtuesit i jepen disa mundësi. Ne kemi tre opsione për ndërtuesit që kapen në flagrancë. Ligji është i qartë, por ka opsione që ta dhurojë në moment dhe i japim legalizimin, ose ta para blejë me çmimin real të tregut. I ka këto opsione, përndryshe konfiskohet sipas ligjit nga shteti. Gjoba e parashikuar është e pa-amistueshme dhe e merr në të gjitha variantet.

Dosja “Martinaj”

Ministri Çuçi: Policia po heton të gjitha pistat dhe do të flasë kur të ketë prova sepse nuk mund të flasë në bazë të thashethemeve. Pistat janë pista e vrasjes, pista e zhdukjes në mënyrë të vullnetshme. Ai është gjithmonë në kërkim nga drejtësia, sepse ka pasur edhe më herët statusin e të shumëkërkuarit. Konkluzioni do të jetë i bazuar në prova, jo në thashetheme. Jetoni është ai rast që është kapur nga policia, ne e kishim në vëzhgim, është një betejë e përgjithshme. Ne morëm informacionin që ai ka shoqëruar atë dhe e vëzhguam e ndoqëm, morëm kamerat e hotelit ku ishte dhe zbuluam që ishin bashkë, e zbuloi policia bashkë me agjencinë. Prandaj e kemi shkëputur totalisht nga policia që mos të ketë konflikt interesi (agjencinë). Rezultatet janë mbresëlënëse që vitin e parë. 133 vetë brenda këtij viti kanë shkuar në polici, oficerë policie.

Ai shtoi se krimit të organizuar, policia do t’i përgjigjet me një organizim të ri.

Rikthimi i ish-oficerit Tase në Polici

Ministri Çuçi: Është e vërtetë që oficeri shkaktoi atë aksident të tmerrshëm, në mënyrë që të mos ushqejmë hienat që duan të mbijetojnë, por kam vendosur një tullë timen për të ndërtuar këtë standart. Ai është hetuar për përfshirje në një trafik të lëndëve narkotike, gjykata ka marrë vendim për pafajësi dhe për kthim në detyrë të këtij oficeri. Është një rast tjetër ku përballemi me vendime që prishin çdo ekuilibër për të rritur standartet e policisë, këtu nuk ka përgjegjësi Nano, ky është vendimi i gjykatës. Ai është emëruar në një pozicipon. Si ka mundësi që një gjykatë merr atë vendim dhe e rikthen në detyrë. Unë do të isha një pozitë. Kanë të gjithë të drejtën që të më thonë që nuk është ajo që presim nga Policia e Shtetit.

Reformimi i AMP

Ministri Çuçi: Është policia që ka identifikuar policin që e shoqëroi (Martinajn). Reforma që bëmë ne ne AMP po jep frytet e veta. Kemi krijuar strukturë të re inteligjente e kemi shkëputur nga policia dhe ka pasur rezultat mbresëlënëse në një vit. Arrestime këtë 8 mujor 183 arrestime vetëm policë , ndërsa në 2019 ka pasur vetëm 40. Janë të rëndësishme faktet. Kjo është një betejë e përjetshme që bëhet brenda çdo organizate midis të mirës dhe të keqes. Nuk është e thënë që vesh uniformën e policisë ti je virgjëreshë. Ka element të korruptuar dhe bashkëpunojmë me krimin.

Dëbimi i ambasadës së Iranit

Ministri tha se ndihen të sigurt, pasi Shqipëria është pjesë e NATO-s. Sipas tij, pas sulmeve kibernetike, tashmë ka një mbrojtje të shtuar digjitale.

A i druhemi një kundër-reagimi?

Ministri Çuçi: Ne jemi shumë alert (vigjilentë), pas sulmit të fundit i kemi përforcuar edhe filtrat mbrojtës të asaj platforme digjitale, për të ndërvepruar si qeveri, por në një klimë të tillë ne do të jemi alert padiskutim, është një veprim që nuk është i lehtë për t’u marrë, por ndihemi shumë të sigurt sepse jemi pjesë e aleancës më të fuqishme siç është NATO dhe shteteve anëtare të NATO-s. ne kemi partneritet nga partnerët strategjikë, kemi partnerë të ngushtë, na kanë ndihmuar edhe ekspertë të FBI, kopnkluzioni i arritur pas sulmeve që i janë bërë Shqipërisë muajt e fundit kanë qenë agjencitë shtetërore iranine.

Sulmi i fundit ka burim agjencitë qeveritare iraniane, ata kanë vepruar për të bërë një bllokim, kjo është vërtetuar 100%, ky konsiderohet një sulm ndaj sovranitetit të vendit, është njësoj si të sulmohej me raketa një godinë e qeverisë, por sot në kohët moderne nuk janë sulmet me raketa, por ne do t’i shkojmë betejës kibernetike. Ky është një sulm, nuk mund të jetë një akt lufte, e kanë thënë qartë edhe aleatët e NATO-s që ky është një sulm ndaj aleatëve të NATO-s edhe ne do të jemi krah. Nuk mendoj se duhet ta ekzagjerojmë, por ky është një sulm.

Ky nuk ishte vendim i papritur, ne kemi pasur goxha shkëmbime, kemi akuzuar për terrorizëm shtetas iranianë, kemi shpallur non-grata. Besoj se dihet marrëdhënia jonë që kulmoi me sulmin ndaj shtetit shqiptar, prandaj u detyruam të merrnim vendimin ekstrem. Ne jemi në gjendje të ruajmë 100 % sigurinë e Shqipërisë.

Nuk kishte ndonjë tension përtej asaj që pritet. Ata patën 24 orë kohë dhe lëvizjet do ishin pak të tensionuara. Mund të jenë zënë në befasi por ne ishim të prerë për vendimin dhe për orën e përcaktuar për largimin e tyre. Vetëm tre diplomatë kishin mbetur në Shqipëri. Një i ngarkuar tentoi por nuk mundi të hynte dhe u kthye mbrapsht sepse ishte marrë vendimi. Sot nuk kishte ndonjë tension. Aty pati ndërhyrje për siguri dhe nuk është prekur asnjë pajisje apo dokument që janë sot në Ambasadë se do ketë procedura atë tjera. Janë procedura diplomatike. Aty thjesht po zbatohej vendimi i gjykatës. Në rezidencë nuk është ndërhyrë fare. Është e pritshme që reagoni të reagojë por çdo gjë është bërë brenda procedurave. Iu kërkuam nëse keni nevojë tju shoqërojmë me eskortë policie, por nuk kishin nevojë. Ishte vendimi i gjykatës për siguri. Vendimi i qeverisë ishte i qartë. Çështja penale i takon organeve të drejtësisë. Nuk përzihet procedura diplomatike me ato penale.

Shkarkimi i ish-drejtorit Nano

Ministri Çuçi: Drejtori i Policisë ndryshohet se nuk ka ritmin e duhur, ne duhet të ecim më shpejt, por kjo nuk do të thotë që kemi dështuar në atë që kemi bërë. Drejtori do ndërrohet ku demostron se nuk mund ta çojë para reformimin e Policisë së Shtetit. Rama tha se megjithëse statistikat e vrasjeve janë më mirë se dhe një vit më përpara, situatën e rëndon mënyra si janë ekzekutuar dhe si janë bërë disa vrasje. Zbulimi i autorëve të vrasjes, puna ka çaluar në kuptimin e objektivave. Duhet të realizonte objektivat që i kishim vënë.

Spunton finale e dhanë ngjarjet e muajve të fundit, gushtit dhe Korrik. Ka të bëjë me një sërë gjërash. Ne analizojmë lidershipin e tij, jo statistikat. Një nga gjërat që ndikon drejtpërdrejt në lidhje sesi janë vrarë, ka të bëjë, me reformimin e policisë kriminale. Këtu i ka munguar lidershipi. Tek lidershipi tek lufta kundër kanabisit. Nëse 2021 nuk bëhej fjalë që të gjendeshin parcela në fushë, këtë vit ka pasur disa raste. S’kemi pasur as transportim te kanabisit ne Itali në 2021, këtë vit pati një tentativë. Pas ndjekjes që i bënë forcat tona, ai skaf u kthye në Shqipëri dhe i humbi gjurmët. Ka munguar performacna e drejtorit që ka bërë që të kthehen disa fenomene, që ishin zhdukur.

I pyetur nga Sokol Balla për deklaratën se Gledis Nano është në hetim, ministri Brendshëm e mohoi.

Ministri Çuçi: Nuk thashë që është nën hetim. Kur gazetarja tha si do e komentoni deklaratën e Drejtorit të Policsë që ka pasur rrjedhje të informacionit, i thashë e para pse më pyesni mua, por ato do hetohen dhe do të pyetet drejtorit i policisë se çfarë informacioni ka ai për ato.

Sokol Balla: Ka pasur një ftohje mes jush?

Ministri Çuçi: Unë pozicionin tim publik nuk e ngatërroj me emocione ftohje ngrohje, unë jam shumë korrekt, komunikojmë përmes performancës, detyrave që ia ngarkojmë njëri-tjetrit. Unë s’kam qenë kurrë i ngrohur me këtë përcaktim që mund t’i bëni. Unë jam munduar që të krijoj një profil që i qëndroj larg policisë, kur ti i qëndron larg nuk ka se si krijon tension, unë nuk ndikohem nga emocionet, nuk mund të flitet për ftoje apo ngrohje.