Mesazh ngushëllimi i ministrit Balla për ndarjen nga jeta të Presidentit të Nderit të Republikës Italiane, Napolitano - Ministria e Brendshme
Postuar më: 26/09/2023

Mesazh ngushëllimi i ministrit Balla për ndarjen nga jeta të Presidentit të Nderit të Republikës Italiane, Napolitano

Mesazh ngushëllimi i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla për ndarjen nga jeta të Presidentit të Nderit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano:

“Me largimin nga jeta të Presidentit të Nderit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano, Italia ka humbur një personalitet të padiskutueshëm në skenën politike, ndërsa Shqipëria një mik dhe avokat të madh të aspiratave të saj evropiane. Një burrë Shteti në të gjitha funksionet e tij si deputet, ministër i Brendshëm dhe President i Republikës. Ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe popullit italian.

U prehsh në paqe President!”