QKEDH në Forumin e dhjetë Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile Gratë, Paqja dhe Siguria
Më datë 3 qershor, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar / Drejtoresha e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE), mori pjesë në sesionin special të Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile Gratë, Paqja dhe Siguria, “Ndërtimi i paqes në kohë pesimizmi”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me rrjetin e “grave paqe ndërtuese” ICAN dhe WCDCA në sallën e seancave plenare.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, zëvendëskryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, znj. Evis Kushi, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, ambasadorë të vendeve partnere dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës.
Në këtë aktivitet, Znj. Lejdi Dervishi mbajti një fjalim mbi rolin e Rezolutës 1325 si dhe agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë. Znj. Dervishi u shpreh se për Shqipërinë, Rezoluta 1325 nënvizon angazhimin e vazhdueshëm për të integruar perspektivat gjinore në politikat tona të sigurisë dhe mbrojtjes, veçanërisht kur ato lidhen me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Në vazhdim të fjalës së saj, ajo u shpreh se fuqizimi i grave ka qenë dhe mbetet një prej shtyllave kryesore të agjendës së Republikës së Shqipërisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një ndër prioritetet kryesore të programit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, krahas luftimit të ekstremizmit të dhunshëm në përputhje me Strategjinë Botërore për Luftën Kundër Terrorizmit.

Më tej Znj. Dervishi nënvizoi gjithashtu politikat e Qendrës CVE për implementimin e “qasjes së butë” e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe grupeve të interesit, përmes zbatimit të “qasjes mbarë-shoqërore”.
Drejtoresha e Qendrës CVE, u shpreh se nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore, në kuadër të fuqizimit të mekanizmave kombëtarë referues, Qendra CVE, ka zhvilluar sesione të shumta ndërgjegjësimi për gratë dhe vajzat, në mënyrë që ato të mos bien pre e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, me qëllim që këto institucione, të kontribuojnë në trajtimin dhe adresimin e rasteve konkrete.
Në përfundim të fjalimit Znj. Dervishi citoi një shprehje domethënëse të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Z. Guterres: “Ne nuk mund të arrijmë asnjë nga synimet tona pa pjesëmarrjen e grave dhe vajzave.”
Lexo më shumë :
Shiko videon :
https://www.facebook.com/watch/?v=2163160227417366
***
English version
On June 3d, in her capacity as the National Coordinator / Director of the Center for Countering Violent Extremism (The CVE Center), participated in the special session of the 10th International Forum of Civil Society Action on Women, Peace and Security (WPS), “Building Peace in Times of Pessimism,” organized by the Albanian Parliament in cooperation with the “women peace builders” network ICAN and WCDCA in the plenary session hall.
Present at this event were the Deputy Speaker of the Parliament, Ms. Ermonela Felaj, the Minister of Health and Social Protection, Ms. Albana Koçiu, the Deputy Chair of the Commission for Education and Public Means of Information, Ms. Evis Kushi, the Deputy Minister for Europe and Foreign Affairs, Ms. Megi Fino, ambassadors of partner countries, and representatives of civil society from various countries around the world.

In this activity, Ms. Lejdi Dervishi delivered a speech on the role of Resolution 1325 and the agenda for women, peace, and security. Ms. Dervishi stated that for Albania, Resolution 1325 emphasizes the continuous commitment to integrate gender perspectives into our security and defense policies, particularly when they relate to the fight against terrorism and violent extremism.
Continuing her speech, she stated that the empowerment of women has been and remains one of the main pillars of the Republic of Albania’s agenda at both national and international levels, as one of the main priorities of Albania’s program as a non-permanent member of the UN Security Council, alongside combating violent extremism in line with the Global Strategy for Counter-Terrorism.
Ms. Dervishi further emphasized the CVE Center’s policies for implementing the “soft approach,” which aims to increase awareness and strengthen the capacities of state institutions and interest groups through the implementation of the “whole-of-society approach.”
The Director of the CVE Center stated that through close cooperation with central and local government institutions, within the framework of strengthening national referral mechanisms, the CVE Center has developed numerous awareness sessions for women and girls, so that they do not fall prey to radicalization and violent extremism, with the aim of these institutions contributing to the treatment and addressing of specific cases.
In conclusion, Ms. Dervishi quoted a meaningful statement by UN Secretary-General
Mr. Guterres: “We cannot achieve any of our goals without the participation of women and girls.”
Read more :
Watch video :
https://www.facebook.com/watch/?v=2163160227417366
