Forumi i Tretë i “Zbatimit të Ligjit kundër Terrorizmit” bën bashkë në Holandë ekspertë të kundërvënies ndaj REMVE - Ministria e Brendshme
Postuar më: 12/07/2024

Forumi i Tretë i “Zbatimit të Ligjit kundër Terrorizmit” bën bashkë në Holandë ekspertë të kundërvënies ndaj REMVE

Hagë – Në datat 10-11 korrik 2024, në Hagë u zhvillua takimi i tretë i Forumit “Counterterrorism Law Enforcement” (CTLEF) i organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë në bashkëpunim me Europol. Forumi bëri bashkë ekspertë nga mbi 40 shtete dhe organizata shumëpalëshe për të diskutuar mbi kërcënimet që paraqet ekstremizmi i dhunshëm i motivuar me bazë racore ose etnike (REMVE) dhe synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në kundërvënien e përbashkët ndaj këtyre kërcënimeve.

Me ftesë të autoriteteve së Shteteve te Bashkuara të Amerikës, punimet e Forumit u ndoqën nga Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm / Koordinator Kombëtar, Lejdi Dervishi dhe përfaqësues të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të forumit, pjesëmarrësit ndanë informacione mbi kërcënimin ndërkombëtar REMVE dhe sesi aktorët dhe rrjetet REMVE komunikojnë dhe shfrytëzojnë kalimet ndërkufitar për të avancuar përpjekjet e tyre. Zyrtarët qeveritarë paraqitën përmbledhje të veprimeve më të fundit në drejtim të goditjes së veprimtarive REMVE, si hetimi, ndjekja penale dhe masat financiare, gjithashtu shkëmbyen mendime mbi strategjitë dhe qasjet më efektive në drejtim të këtij kërcënimi në rritje.  Pjesëmarrësit theksuan rolin e dëmshëm që Rusia luan në këtë fushë, veçanërisht përmes propagandës që synon të justifikojë luftën kundër Ukrainës si de-nazifikim.

Gjatë ditës së dytë të punimeve, paneli që trajtoi një analizë rajonale me fokus kërcënimet REMVE në Amerikën Latine, u drejtua nga zëvendës koordinatori për Antiterrorizmin në Byronë e Antiterrorizmit të SHBA, z. Ian Moss.  Në fjalën e tij përshëndetëse, Moss falënderoi Europol për organizimin e përbashkët me SHBA të këtij eventi dhe theksoi rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kërcënimit transnacional që paraqet ekstremizmi i dhunshëm i motivuar me bazë racore ose etnike. Gjatë diskutimeve në panel, Moss u ndal tek Shqipëria dhe shprehu vlerësimin që Shtetet e Bashkuara kanë për modelin e suksesshëm të qasjes së autoriteteve të Qeverisë Shqiptare dhe posaçërisht të QKEDH-së për punën e ngritur me përfshirjen e suksesshme të organizatave të shoqërisë civile në vend, në kundërvënie ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë seancave, pati ndërhyrje prezantuese nga përfaqësues të disa shteteve pjesëmarrëse si SHBA, Britani e Madhe, Australi, Finlandë, Belgjikë, Argjentinë, Brazil dhe nga organizatat ndërkombëtare Europol e Interpol.

Pjesë aktive dhe kontribuuese në event ishin dhe përfaqësues nga disa ente këshillimore si Instituti Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Sundimin e Ligjit, me qendër në Maltë; Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, me qendër në Londër; Qendra Ndërkombëtare e Antiterrorizmit, me qendër në Hagë; Korporata RAND, me qendër në SHBA dhe Projekti Kundër Ekstremizmit, me qendër në Berlin.

ENGLISH – The Third “Counterterrorism Law Enforcement” Forum brings together experts against REMVE in the Netherlands.

On July 10-11, 2024, the third meeting of the “Counterterrorism Law Enforcement” Forum (CTLEF) was held in The Hague, organized by the U.S. Department of State and the U.S. Department of Justice in cooperation with Europol. The forum brought together experts from over 40 countries and multilateral organizations to discuss the threats posed by racially or ethnically motivated violent extremism (REMVE) and aimed to strengthen international cooperation in jointly countering these threats.

At the invitation of the U.S. authorities, the forum was attended by the Director of the Coordination Center for Countering Violent Extremism/ National Coordinator, Ms. Lejdi Dervishi, and representatives of the Anti-Terrorism Directorate of the State Police.

Over the course of the two-day forum, participants shared information on the international threat posed by REMVE and how REMVE actors and networks exploit cross-border movements to advance their efforts. Government officials presented summaries of recent actions taken to combat REMVE activities, including investigations, prosecutions, and financial measures. They also exchanged views on the most effective strategies and approaches to address this growing threat. Participants highlighted the harmful role Russia plays in this area, particularly through propaganda aimed at justifying the war against Ukraine as “de-Nazification.”

On the second day, a panel focused on regional threats posed by REMVE in Latin America was led by the Deputy Coordinator for Counterterrorism at the U.S. Bureau of Counterterrorism, Mr. Ian Moss. In his welcoming remarks, Moss thanked Europol for co-organizing the event with the U.S. and emphasized the importance of raising awareness about the transnational threat posed by racially or ethnically motivated violent extremism. During the panel discussions, Moss highlighted Albania and expressed U.S. appreciation for the successful approach of the Albanian government authorities, particularly the Coordination Center for Countering Violent Extremism (CVE Center), for their effective work in involving civil society organizations in countering radicalization and violent extremism.

Throughout the sessions, there were presentations from representatives of several participating countries, including the U.S., the U.K., Australia, Finland, Belgium, Argentina, Brazil, and from international organizations such as Europol and Interpol.

Active and contributing participants in the event also included representatives from several advisory entities such as the International Institute for Justice and the Rule of Law, based in Malta; the Royal United Services Institute, based in London; the International Center for Counter-Terrorism, based in The Hague; the RAND Corporation, based in the U.S.; and the Counter Extremism Project, based in Berlin.