Ceremonia e betimit në Presidencë/Ervin Hoxha merr detyrën e Ministrit të Brendshëm - Ministria e Brendshme
Postuar më: 31/07/2024

Ceremonia e betimit në Presidencë/Ervin Hoxha merr detyrën e Ministrit të Brendshëm

Ervin Hoxha ka marrë zyrtarisht detyrën si Ministër i Brendshëm, pas betimit tek Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj. Hoxha pason në detyrën e Ministrit të Brendshëm, Taulant Ballën.

Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, anëtarë të kabinetit të Presidentit e përfaqësues të institucioneve.