PKK Morinë – Ministri Kundër Emigracionit të Paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Tomlinson iu bashkua sot homologut të tij kosovar, Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të parë se si partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar po ndihmon luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.
Ata inspektuan kamerat e reja, të cilat shërbejnë për njohjen e targave, të financuara nga Mbretëria e Bashkuar, në vlerën e 1.6 milionë pound, me qëllim gjurmimin e kriminelëve që lëvizin mes vendeve.
Ministri britanik mori pjesë gjithashtu në demonstrimin e dronëve të rinj, financuar nga Mbretëria e Bashkuar, në ndihmë të Policisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës, për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht migracionit të paligjshëm.

ENGLISH – The UK Illegal Migration Minister Michael Tomlinson joined his Kosovan counterpart Xhelal Sveçla and Director of the Albanian Border and Migration Department, Saimir Boshnjaku on the border of the two countries today to see how their partnership with the UK is helping to fight organised crime and illegal migration.
They inspected new number plate recognition cameras, which have been funded with £1.6 million from the UK so that criminals moving between countries can be tracked down more easily.
The Minister also took part in a demonstration of new drones, paid for by the UK for Albanian Police & Kosovo Police, to assist in fighting organised crime and especially illegal migration.
